Koncepti Pininfarina Sergio

Koncepti Pininfarina Sergio do të fillojë të prodhohet në njësi të kufizuara pas prezanimit për herë të parë të super-veturës në Gjenevë në vitin 2013.

Auto & Tek

01/09/2014 19:13

Një raporti i ri nga Automobilemag thotë se janë futur gjashtë njësi të modelit me dy ulëse Pininfarina Sergio, transmeton Lajmi.net.

Çmimi i veturës pritet që ende të zyrtarizohet, por flitet se çmimi i saj do të sillet diku rreth 2 milionë dollarë. 

Vetura do të ketë një motor të Ferrarit origjinal Spider 458, që është i llojit V8 4499CC.

Shpejtësia e veturës do të arrihet përmes shtatë shpejtësive manuale, ku shpejtësia maksimale e saj do të jetë rreth 320kmh me një nxitim prej 3.4 sekondash në 100kmh.