Koncepti Lamborghini Egoista shfaqet në Itali

Koncepti i veturës Egoista të Lamborghini, model të cilin kompania ia bëri dhuratë vetës për 50 vjetorin e krijimit këtë vit, posa ka arritur në Itali pas një rrugëtimi të vogël nëpër botë.

Auto & Tek

19/05/2014 03:18

Modeli koncept do të shfaqet nëpër dhomat e Lamborghini para se të shkojë në shfaqje zyrtare ne muzeun e Lamborghini-të në Sant\’Agata Bolognese.

Emri i veturës e bënë atë më të veçantë, i cili bënë që kjo veturë të jetë e rëndësishme në formacionin e veturave të mahnitshme të kompanisë.

Modeli Egoista ishte dizajnuar nga inspirimi i një avioni luftarak, i cili kontriboi shumë në dizajnin e kabinës së saj dhe formës me një ngjyrë të jashtme e cila është rezistente ndaj radarit.

Vetura është e pajisur me një motor Gallardo V10 5.2 litërsh, i radhitur me 592 kuaj-fuqi.

\”Për të hyrë dhe për të dalë nga vetura, shoferit të saj i kërkohet që ta vendosë kartën e identitetit – që kompania i\’a ka dhënë, në sistemin e veturës, kështu që më pas vetura përmes sistemit kompjuterik e njeh shoferin e saj dhe lejon që të hapen dyert apo të mbyllen, njëjtë si në një avion luftarak\”, tha kompania.