Koncepti i Volvo do të jetë një kundërshtar i fortë i Tesla

Saktësisht një vit më parë Volvo zbuloi konceptin e mrekullueshëm Coupe, duke e përshkruar si "gjenerata e ardhshme e P1800". 

Auto & Tek

08/09/2014 19:29

Vetura suedeze e bukur, seksi dhe e veçantë, është një parashikim i qartë i linjës së ardhshme të veturave të Volvo.

Ende ka kohë që të shihet prodhimi i kësaj veture koncept dhe Lex Kerssemakers, shefi i Volvo, tha se kjo veturë është menduar që të jetë rivali i mundshëm i modelit S të Tesla, transmeton Lajmi.net.

Ideja tingëllon mirë, por është një problem: Volo duhet t’i zëvendësoj modelet e vjetruara, në mënyrë që të arrijë një shitje prej 800,000 njësive deri në vitin 2020. 

Koncepti Coupe i Volvo siç duket do të duhet të pres, por padyshim se kjo është diçka që Volvo është duke ëndrruar që ta krijojë një ditë.