Koncepti i Jaguar tregon teknologjinë e re të kompanisë

Makinave vetë-ngasëse gradualisht po u rritet vrulli, por ka edhe zbulime të reja që po vijnë në industrinë e veturave, për t'i bërë veturat si në video-lojëra.

Auto & Tek

16/07/2014 00:46

Xhami i ri i virtual i përparëm i konceptit të ri të Jaguar do tu japë shoferëve një ekran tejet interaktiv virtual në xhamin e makinës së tyre, duke dhënë një lloj përvoje të ‘realitetit të shtuar’.

Karakteristikat e sistemit të konceptit, siç tregohet edhe në videon e mëposhtme, përfshijnë linjat virtuale të rrugës që ndryshojnë ngjyrën për të treguar pozicionet optimale të frenimit në kthesa.

Video gjithashtu tregon kone virtuale të vendosura përgjatë rrugës në kohë reale, një vegël që do të mund të ndihmonte shoferët shumë. 

Megjithatë, tipari më emocionues i sistemit është vizualizimi i një veture “fantazmë”, që lejon përdoruesit të garojnë me të në një rrugë të vërtetë.

Ata mund të kompletojnë një rrotullim të plotë si në gara, një karakteristikë kjo që do ta bënte vozitjen e automjetit të ngjashëm si në video-lojëra.

“Xhami virtual është një koncept në këtë moment, pasi teknologjia nuk është e zhvilluar ende në shkallën e duhur për të shfrytëzuar gjithë xhamat në këtë mënyrë”, tha për Mashable një zëdhënës i Jaguar.

“Ne jemi duke punuar për zhvillimin e kësaj teknologjie dhe vlersojmë se kemi potencial për të arritur prodhimin e kësaj në 10 vitet e ardhshme”.

Jaguar i ka kushtuar shumë vëmendje këtij lloji të teknologjisë së ekranëve virtual, duke treguar një koncept transparent edhe në një video të shfaqur në prill.