Komunitetet në FSK/ Pjesëtarët serbë: Në FSK ia kalojmë shumë mirë së bashku (Video)

Transformimi i FSK-së në ushtri të Kosovës do të jetë një proces i mirëpritur dhe jo shqetësues për të gjithë pjesëtarët e komuniteteve që shërbejnë në kazermat e Kosovës. Ata tashmë kanë vite që kanë ndërtuar një harmoni të përbashkët dhe të gjithë i shërbejnë flamurit të Kosovës pavarësisht komunitetit që vijnë.

Lajme

28/03/2017 21:49

Millosh Denish, pjesëtar i Kazermës Newborn në Gjilan nga komuniteti serb është shprehur për Tribuna Channel se ka për një kohë të gjatë në këtë kazermë dhe ka kaluar shumë mirë me të gjithë kolegët pavarësisht nga cili komunitet vijnë.

Okan Sadiku nga komuniteti turk thotë se ka 7 vite që shërben në FSK dhe ka nënvizuar se të gjitha komunitetet që shërbejnë angazhohen për ti përmbushur kapacitetet operacionale. Për televizionin kanë folur edhe pjesëtarë të tjerë nga komuniteti serb e shqiptar.

YouTube player