Komunikimi pa fjalë me ‘Emojli’

Me ikona të ndryshme që shprehin emocione, në një aplikacion të ri, ju mund të komunikoni edhe pa thënë asnjë fjalë.

Auto & Tek

01/09/2014 00:19

Duke kombinuar ikona të ndryshëm, përmes këtij aplikacioni që është krijuar për iPhone dhe iPad, ju mund të komunikoni me dikë pa përdorur asnjë fjalë.

Ky aplikacion i cili u lansua gjatë kësaj jave, ka arritur një rekord të shitjeve dhe po shfrytëzohet shumë nga përdorues në gjithë botën, transmeton Lajmi.net.

Krijuesit e këtij aplikacioni, Matt Gray dhe Tom Scott, e kanë quajtur këtë aplikacion si një mundësi për të bërë biseda satirike.