Komunikatë zyrtare për Vazquezin

Palermo ka publikuar një komunikatë zyrtare duke bërë të ditur se i shumëkërkuari Franco Vazquez nuk do të largohet nga klubi në janar.

Merkato

12/11/2015 13:25

Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini ka përjashtuar mundësinë e largimit të Franco Vazquez, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Vazquez ka zgjuar interesim nga Milan dhe klube të tjera, por Zamparini ka insistuar se ai nuk do të largohet nga Palermo, në janar.

“Presidenti Maurizio Zamparini sqaron se Franco Vazquez nuk do të shitet gjatë afatit kalimtar të janarit”, thuhet në komunikatën e klubit, përcjell “Lajmi.net”.