Komunikata e Barcelonës për Neymarin

Barcelona ka bërë të ditur se Neymar do të rikthehet në klub më 5 gusht për të vazhduar tretmanin pas lëndimit të rëndë që pësoi në Kampionat botëror.

Sport

09/07/2014 21:25

Barcelona ka publikuar një komunikatë duke njoftuar se Neymar do të rikthehet në qytetin katalan më 5 gusht, për të vazhduar trajtimin e frakturës në shpinë. Po ashtu, klubi theksoi se riaftësimi i tij është duke shkuar “shumë mirë”.

Stafi mjekësor i gjigantit katalan i udhëhequr nga doktor Medina, kanë vizutuar Neymarin në vendlindjen e tij në Brazil. Ata kanë konfirmuar frakturën në shpinë dhe janë këshilluar me ekipin mjekësor të Federatës së Futbollit të Brazilit rreth gjendjes së tij.

Kujtojmë, Neymar u dëmtua pas një ndërhyrje të ashpër nga mbrojtësi i Kolumbisë, Juan Camilo Zuniga në ndeshjen çerekfinale të Kampionatit botëror.

Neymar e ka përfunduar garën kurse Brazili pa të humbi në gjysmëfinale nga Gjermania me rezultat 7:1.