Komunat injorojnë Auditorin (Video)

Rekomandimet e dala nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm nuk respektohen nga komunat e Kosovës, vlerëson Instituti Demokratik i Kosovës (KDI). Sipas të gjeturave të KDI-së, komunat që më së paku kanë adresuar rekomandimet janë Lipjani, Prishtina dhe Gjakova. 

Lajme

22/07/2014 13:27

Komunat e Kosovës nuk i zbatojnë rekomandimet e dala nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm të dhëna për fushën e prokurimit publikë, ka vlerësuar Instituti Demokratik i Kosovës (KDI). 

Sipas një raporti të KDI-së, të prezantuar të martën në një konferencë për media nga 425 rekomandime sa janë dhënë  vitin  e kaluar nga auditori, 203 nuk janë adresua fare, përderisa 109 prej tyre janë adresuar pjesërisht ndërkaq 113 rekomandime janë adresuar plotësisht . 

Komunat që më së paku kanë adresuar rekomandimet janë Lipjani me 13 rekomandime të pa adresuara, Prishtina  ku 12 rekomandime nuk janë adresua fare, dhe Gjakova. 

Kurse komunat që më së shumti kanë adresuar rekomandimet e vitit të kaluar të gjetjeve të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm janë Peja, Shtimja, Fushë Kosova dhe Shterpëca. 

Isuf  Zena nga KDI, tha se komunat e Kosovës ende vazhdojnë të shkelin kriteret për tender, vonesa në realizmin e projekteve etj. 

“Si pikat më shpëtuesve nga ky raport janë mos respektimi i kritereve të dala nga komunat në dosjet e tenderit, pra nga raportet e vlerësimit është vërejtur se në shqyrtimin e ofertave komunat nuk po e respektojë dosjen e tenderit”. 

“Pagesat potencialisht të pa rregullta dhe humbje financiare për komunat, raportet kanë gjetur se në 38 komuna të Kosovës janë shënuar disa raste kur pagesat janë bërë në formë të pa rregullt dhe potencialisht është kryer humbje buxhetore për komunat”. 

“Vonesa në realizmin projekteve sipas afateve të parapara në kontratë” . 

“Ndarja e tenderëve për blerjen e artikujve identikë për të shmangur procedurat e prokurorimit, ku për ti shmangu proceduar e rregullta tenderuese po zvogëlohet vlerat e tenderëve  me qëllim që komunat të shkojnë me operator të parapëlqyer me mbledhjen e tri ofertave”. 

“Një prej çështjeve tjera që ky raport e adreson është edhe çështja e rekomandimeve që nxjerrë zyra e auditorit të përgjithshme nëpër komuna, e që sipas raportin tonë del se komunat nuk po iplmentojnë rekomandimet që dalin nga raportet e auditivit”. 

“Raporti vë në dukje se nga 425 rekomandime sa janë dhënë  vitin  e kaluar, 203 nuk janë adresua fare, për deri sa 109 prej tyre janë adresuar pjesërisht ndërkaq 113 rekomandime janë adresua plotësisht”, tha Zena. 

Ndërkaq Artan Canhasi nga KDI, bëri thirrje nga organet e drejtësisë që shkeljet e tilla që bëhen nëpër komuna të hetohen dhe të veprohet ndaj tyre.