Komunat e veriut kërkojnë shuma astronomike nga buxheti i Kosovës

Katër komunat e veriut nga 1 marsi kanë mbetur pa buxhet.

Lajme

12/03/2015 20:20

Ministri i Financave, Avdullah Hoti thotë se në momentin që buxheti i këtyre komunave miratohet në përputhje me qarkoren e buxhetit, alokohen mjetet e destinuara nga buxheti.

Hoti pret që çështja të zgjidhet para muajit prill.

Kryetari i Mitrovicës veriore, Goran Rakiq ka kërkuar kompromis për këtë çështje.

“Ne nuk duam të akuzojmë të tjerët dhe të krijojmë tensione, por duhet të ulemi e të flasim dhe të arrijmë kompromis sepse vetëm kështu mund të arrijmë diçka”, ka thënë Rakiq për KTV-në.

Megjithatë, arsyet që Ministria e Financave nuk e ka pranuar buxhetin e tyre kanë qenë kërkesat astronomike të tyre. Kuvendi i Mitrovicës së veriut kishte kërkuar një buxhet prej 20 milionë eurosh, kurse Qeveria i ka miratuar vetëm 2 milionë e 700 mijë euro. Zubin Potoku ka kërkuar edhe më shumë, 21 milionë e 500 mijë euro, ndërsa i janë miratuar vetëm 1 milionë e 800 mijë euro.