Komuna prezanton lulet dhe gjelbërimin në Parkun e Qytetit, por çfarë kushtesh ofron ai për vizitorët

Hapësirat e gjelbërta janë të pakta për kryeqytetasit, edhe ato ekzistuese nuk ofrojnë kushte të mira.

Lajme

24/07/2018 20:03

Një shëtitore e bukur dhe një hapësirë disa metra e mbushur plotë me lule me gjelbërim anash. Kështu prezantohet Parku i qytetit shpesh herë nga Komuna e Prishtinës, por edhe nga vetë kryetari Shpend Ahmeti. Në të vërtetë, pos kësaj hapësire e cila paraqitet nga organet komunale si e bukur për vizitorët dhe pushuesit që e frekuentojnë këtë park, pjesa dërmuese e pakut ka mbetur të rregullohet nga ndonjë donatorë, sepse komuna pos në mirëmbajtjen e gjelbërimit nuk ka investuar asnjëherë asgjë në të, shkruan lajmi.net.

Gati të gjitha ulëset janë të thyera dhe dy këndet e lojërave për fëmijë janë shkatërruar. Pushuesit mund të kënaqen vetëm në kafenetë që janë hapur brenda parkut, ose të ulën në hijen e ndonjë lisi me kusht që të kenë ndonjë gjet me veten për tu ulur, ngase ato pakë ulëse që janë të rregullta janë të zëna çdo herë. Ndërsa fëmijët mund të lozin në këndet e lojërave të cilin e ka rinovuar organizata turke ‘TIKA’ në fund të vitit të kaluar.

Pos këtij këndi të lojërave, dhe një këndi të basketbollit, renovimi i fundit që është bërë aty është bere me fondet e qeverise italiane ne vitin 2000.

Para pakë ditësh banorëve të lagjes së Muhaxherëve e kanë dorëzuar në Komunë një peticion për rregullimin e pjesës së sipërme të Parkut të Qytetit. Banorët kanë kërkuar që të bëhet renovimi i karrigeve, fusha e re e futbollit dhe këndi i lojërave për fëmijë. /Lajmi.net/