Komuna e Vitisë përfshihet nga zjarri

Objekti i Komunës së Vitisë sot në orën 7:00 të mëngjesit është përfshirë nga një zjarr. 

Lajme

30/09/2014 12:21

Policia Rajonale e Gjilanit e ka bërë të ditur për lajmi.net, se sot rreth orës 7:00, policia ka pranuar një informatë nga rojet e objektit të Komunës së Vitisë se është duke u ndezur një pjesë e objektit të Komunës.

“Policia ka njoftuar zjarrfikësit dhe njësitet sektoriale patrulluese, të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është vërejtur se në objektin e Komunës ku janë të vendosura dy zyra të drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ishin të kapluara nga një zjarr”.

“Zjarrfikësit në vendin e ngjarjes kanë arritur që ta fikin zjarrin. Vlen të ceket se dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme, por për momentin nuk e dimë saktë se sa. Policia ka kontaktuar me prokurorin kujdestar, i cili ka autorizuar që të vazhdojnë hetimet lidhur me këtë rast. Për momentin nuk jemi në dijeni nëse zjarr vënia ka qenë e qëllimshme, por hetimet janë duke vazhduar”, ka thënë për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani. (lajmi.net)