Komuna e Vitisë liron komunitetit RAE nga pagesat

Në rubrikën “Kosova Direkt” në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova i ftuar ka qenë kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

Lajme

28/12/2015 23:39

Ai ka folur për lehtësirat që i kanë bërë komuniteti RAE, duke i liruar ata nga çdo pagesë për çfarëdo shërbimi.

“Kjo rregullore ku përfiton ky minoritet është shumë e mirë pasi do të iu lehtësojë jetën”, ka thënë Haliti

Janë dhjetëra familje që janë të shtrira në Pozhoran dhe në Viti, por nuk ka një numër të caktuar, me rëndësi është që atyre të iu lehtësohet jeta, ka shtuar ai.

Taksat administrative do të jenë pa pagesë, komuniteti RAE nuk është aspak i diskriminuar në komunën e Vitisë  sipas Halitit dhe që kjo nuk është në asnjë komunë tjetër.

“Ne i kemi dhënë rëndësi të madhe edhe kujdesit shëndetësor”.

Ai i pyetur se si e përmbyll Vitia vitin 2015 kryetari është përgjigjur shumë shkurt: “Shumë suksesshëm”./klankosova