Komuna e Suharekës në ekskursion në Shqipëri

Qendra për shërbimin e qytetarëve në Komunën e Suharekës sot ka qenë e mbyllur, pasi që punëtorët e kësaj qendre por dhe punëtorët e tjerë të Komunës janë në ekskursion në Shqipëri.

Lajme

02/05/2014 20:32

Kështu, Komuna e Suharekës e ka vazhduar pushimin e 1 majit edhe sot, dhe kjo gjë sipas kryetarit të Komunës, Sali Asllanaj është traditë në këtë Komunë.

“Është praktikë tash e sa vjet që për 1 maj punëtorët e Komunës të shkojnë në pushim. Ne kemi marrë vendim që të organizojmë një ekskursion për në Shqipëri dhe shumë punëtorë të Komunës janë atje”, ka thënë Asllanaj për KTV.

Kjo lidhje e pushimit më së shumti probleme u shkakton qytetarëve të Suharekës, veçmas atyre që vijnë nga diaspora,  të cilët kanë nevojë të nxjerrin dokumente të ndryshme në Komunë.

Për këtë ekskursion punëtorët e Komunës kanë paguar 30 euro, raporton KTV.