Komuna e quan uzurpatore familjen e 3 vjeçares që vdiq nga shembja e shtëpisë në Prizren

Bytyqi ka thënë se Komuna e Prizrenit nuk mund të kujdeset për të gjitha familjet të cilat jetojnë në shtëpitë të cilat nuk dihet se kujt i përkasin

Lajme

08/06/2016 18:48

Drejtori i Departamentit të Infrastrukturës në Komunën  e Prizrenit, Bedri Bytyqi, e ka quajtur uzurpatore familjen Xheneta Gashit, vajzës 3 vjeçe e cila humbi jetën pasi mbi të u shemb muri i një shtëpie të vjetër në Qendrën Historike.

Bytyqi ka thënë se Komuna e Prizrenit nuk mund të kujdeset për të gjitha familjet të cilat jetojnë në shtëpitë të cilat nuk dihet se kujt i përkasin.

“Ne nuk e dimë se të kujt janë ato shtëpi dhe ajo familjet që kanë jetuar në atë shtëpi kanë qenë uzurpatorë”, ka thënë Bytyqi, në emisionin “InfoMagazine”.

Nëna Xhenetës së bashku me vajzën tjetër që kanë mbijetuar nga shembja e shtëpisë së vjetër në rrugën “Marin Barleti”, janë të pastrehë.

Ndërsa shtëpia në të cilën kjo familje ka jetuar gjendet në Zonën Historike të Prizrenit, aty ku janë edhe shumë shtëpi të tjera të vjetra, të cilat janë pjesë të Trashëgimisë Kulturore.

Këto shtëpi kanë qenë të pabanuara dhe gjysmë të shkatërruara.