Komuna e Prizrenit liron hapësirat publike

Komuna e Prizrenit ka larguar pengesat e vendosura në hapësirën publike.

Lajme

04/06/2018 12:17

Komuna ka njoftuar se pas ankesave të banorëve të lagjes Bazhdarhane, janë liruar hapësirat të cilat janë shfrytëzuar si parkingje.

Në njoftimin e komunës thuhet se pas pranimit të ankesave nga banorët,  Drejtoria e Inspektoratit ka larguar pengesat e vendosura në atë lagje.

“Hapësira publike i takon të gjithë qytetarëve dhe nuk do të lejohet uzurpimi i saj”, thuhet në njoftimin e komunës së Prizrenit.