Komuna e Prishtinës: Zgjidhja për “Mati 1” përmes gjykatës

Drejtori i Urbanizimit në Komunën e Prishtinës, Liburn Aliu ka komentuar padinë e Ministrisë së Mjedisit dhe Panifikimit Hapësinor rreth ndërtimeve në rrugën B në lagjen “Mati 1” të Prishtinës.

Lajme

19/05/2017 14:26

Ai në një prononcim për Klan Kosovën ka thënë se rruga e vetme e zgjidhjes se problemeve të cilat lidhen  me ndertesat në këtë lagje e që ka të bëjë me planin rregullativ “Mati 1” të vitit 2011 është  përmes gjykatës,

Sipas Aliut, kjo e fundit duhet të marrë  vendim mbi ligjshmërinë e planit rregullues “Mati1” të reviduar në vitin 2011.