Komuna e Prishtinës vazhdon rrënimet e objekteve pa leje

Komuna e Prishtinës ka vazhduar sot rrënimet e objekteve pa leje. Një ndërtesë shumëkatëshe në Lagjen Mati 1 ka qenë sot shënjestër e Inspeksionit Komunal. Zyrtarë të Komunës thonë se do të rrënohet çdo ndërtim pa leje.

Lajme

04/03/2014 13:29

Pas një pushimi të shkurtër Komuna e Prishtinës ka filluar përsëri rrënimet.

Drejtoria e Inspeksionit të Komunës së Prishtinës ka filluar rrënimin e një objekti shumëkatësh në lagjen Mati 1.

Në një komunikatë të lëshuar nga Komuna e Prishtinës thuhet se rrënimi i plotë i objektit parashikohet të zgjasë disa ditë.

“Drejtoria e Inspeksionit të Komunës së Prishtinës filloi rrënimin e një objekti shumëkatësh, të ndërtuar pa leje në qytetin e Prishtinës”.

“Rrënimi i plotë i objektit parashikohet të zgjasë disa ditë. Me rastin, përveç Drejtorive përgjegjëse në Komunën e Prishtinës, po merret edhe Prokuroria e shtetit”.

1

 

“Komuna e Prishtinës është e angazhuar që ta zbatojë ligjin deri në fund, andaj kërkojmë nga të gjithë ndërtuesit që të mos e bëjnë as edhe një milimetër ndërtim pa leje paraprake, si dhe të mos i tejkalojnë lejet e ndërtimit”.

2

 

“Për inspektorët tanë, nuk ka rëndësi se sa e lartë është ndërtesa, apo kush është pronari i saj, por kanë rëndësi lëndët dhe dokumentacioni. Çdo ndërtim pa leje, që nuk e kap ligji i legalizimit, do të rrënohet”, thuhet në komunikatë.

3456891011