Komuna e Prishtinës ua kufizon marrjen e dokumenteve atyre që nuk i paguajnë mbeturinat

Komuna e Prishtinës ka njoftuar edhe njëherë qytetarët se si do të bëhen pagesat për mbeturinat. Nderkohë, komuna ka paralajmëruar masa të rrepta për rata që nuk do ti paguajnë faturat.

Lajme

27/02/2018 10:24

“Në kuadër të reformës për menaxhimin e mbeturinave, Komuna e Prishtinës ka filluar ta bëjë edhe faturimin për këtë shërbim. Si rrjedhojë, qytetarët do të pranojnë faturat e mbeturinave në shtëpitë e tyre një herë në tre muaj. Këto fatura mund të paguhen në sportelet e komunën, në pikat e Postës së Kosovës (pa provizion), si dhe në bankat komerciale. (http://prishtinaonline.com/prishtina-e-paster )”, njoftoi Komuna.

Për borxhet e vjetra që janë grumbulluar, qytetarët duhet të drejtohen ne kompaninë “Pastrimi”.

Nëse nuk paguhen 3 këste të njëpasnjëshme, Komuna aplikon masa administrative ndaluese për shërbimet që ofrohen në drejtoritë si në vijim:

– Drejtoria e Kadastrit

– Drejtoria e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit

– Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim

– Drejtoria e Financave

– Drejtoria e Pronës

– Drejtoria e Inspekcionit

– Zyra e Prokurimit

Për çdo paqartësi, mund të shkruani në adresën [email protected]

Në linkun në vijim, mund ta shkarkoni online faturën tuaj: https://prishtina.smm-ks.com/public/. /Lajmi.net/