Komuna e Prishtinës rrëshqet në të hyrat

Komuna e Prishtinës është drejtë dështimit për ta mbushur kuletën e vetë me para nga të hyrat vetjake për vitin 2018.

Lajme

16/07/2018 13:17

Prishtina vazhdon te mos inkasojë të hyrat nga toka e vetë ku shumë biznese e kanë zënë tokën e komunës ilegalisht ose me leje të komunës, por nuk paguajnë qera. Po ashtu qeraja komunale po paguhet fare pak, shkruan lajmi.net.

Për vitin fikas 2018, Komuna e Prishtinës ka parashikuar që të këtë të hyra në vlerë prej 29,574,132. 00 euro. Ndërsa, sipas Raportit për 6 mujorin e parë të këtij viti, komuna mblodhi 12, 034, 267.85 euro ose 40 për qind të planit për vitin fiskal 2018. Vitin e kaluar komuna kishte paraparë që të ketë të hyra më të ulëta, ndërkohë në 6 mujorin e parë të vitit kishte realizuar të hyra më shumë se në këtë vit. Për 12 muajt vitit të kaluar ka qenë planifikimi 24 mijë e 607 mijë, ndërsa për janar-qershor ishin grumbulluar 12 milion e 332 mijë euro, ose 50 për qind e planit.

Taksa për shfrytëzimin e sipërfaqes publike në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë inkasuar vetëm 224, 647.24, ose 32 për qind e planit vjetor. Taksa për shfrytëzimin e sipërfaqes publike në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar ishin inkasuar 314,291.46 euro, ose 34.92 për qind planit, pasi plani për vitin fiskal ishte 900,000.00 euro.

Taksat nga lejet e dertimit kanë rënë në krahasim me vitin e kaluar. Në gjysmë të këtij viti nga kjo pikë janë realizuar të hyra 3, 542, 875. Plani vjetorë është që ato të jenë në vlerë prej 9, 500,000.00. Ndërkohë në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar nga kjo kategori, komuna ka pasur të hyra 5,436,759.05 euro.

Taksa mbi pronën e paluajtshme në këtë vit janë paraparë të mblidhen 6,100,000.00 euro. Ndërsa, në gjashtëmujorin parë janë mbledhur 3, 945, 388.46 euro, ose 64 për qind e planit vjetor.

Shumë keq qëndron më të hyrat nga qeraja në banesa dhe renta, ku nga kjo kategori për 6 muaj janë mbledhur vetëm 2955 euro, deri sa plani vjetorë është që ato të jenë në vlerë prej 250, 000.00 euro. Në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar në këtë kategori ishin mbledhur 17,590.90 euro.

Komuna është pranë dështimit me të hyrat nga menaxhimi i mbeturinave të cilat i mori përsipër nga fillimi i këtij viti, e që më herët i kishte Kompania Regjionale “Pastrimi”. Për 6 muaj nga kjo kategori, qytetarët i paguan faturat në komunë në vlerë prej 530, 192.44 euro, ose janë paguar faturat vetëm prej 11.81 për qind të planit, pasi është paraparë që nga kjo kategori deri më 31 dhjetorë të ketë të hyra në vlerë prej 4, 488, 750.00 euro. Edhe të hyrat nga inspekcioni nuk janë mirë, nga shuma e planifikuar për një vit prej 100 mijë eurove, në këtë gjysmë të vitit u grumbulluan 35 mijë. Në baraspeshimin e të hyrave po ndikon grumbullimi parave nga gjobat në trafik, lejet mjedisore komunale,  biblioteka dhe teatri “Dodona”, tatimi në pronë. /Lajmi.net/