Komuna e Prishtinës nuk ndërmerr asnjë veprim për objektin që rrezikon qytetarët (Foto)

Në Prishtinë ka shtëpi të vjetra që e rrezikojnë jetën e njerëzve për shkak të vjetërsisë.

Lajme

22/07/2017 15:37

Një e tillë është edhe në rrugën “Ismail Dumoshi” në Prishtinë, ku rrezikon jetën e qytetarëve e sidomos fëmijëve që lozin në atë pjesë, raporton lajmi.net.

Komuna e Prishtinës, ende nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për këtë objekt të vjetër ku nga pamja e parë shihet se vetëm sa nuk është shembur.

Lajmi.net ditë më parë kishte raportuar për të njëjtin rast, konkretisht kur qytetarët i kanë vendosur një tabelë ku shkruan “Mos parko, shtëpia rrezikon të shembët”. /Lajmi.net/

20272845_1613594035358783_1112096324_o 20292482_1613594038692116_106462983_n