Komuna e Prishtinës kërkon nga lokalet t’i kryejnë obligimet financiare – Lajmi.net
Komuna e Prishtinës kërkon nga lokalet t’i kryejnë obligimet financiare
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 9:18, 20 March 2017
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se rregullorja për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale, konkretisht neni 2 paragrafi 6.9, përcakton saktë tarifën për shfrytëzimin e hapësirës publike para objektit në të cilin kryhen shërbime tregtare dhe hoteliere.

Secili nga shfrytëzuesit e hapësirës publike tashmë e di obligimin e vetë financiar ndaj Komunës, lidhur me hapësirën që shfrytëzon.

“Meqë jemi drejt përfundimit të sezonit dimërore, edhe obligimet për këtë sezonë duhet të përfundohen.”

“Pas datës 31 mars, ekipet tona do të jenë në terren për t’i bërë verifikimet e nevojshme, dhe në secilin rast ku vërehet shmangie nga pagesa do të shqiptohen gjoba dhe do të bëhet konfiskimi i inventarit/mallrave nga hapësira publike”, thekson komuna e Prishtines.

Përveç kësaj, shfrytëzuesit që nuk i kryejnë obligimet për sezonin paraprak, nuk do të mund të pajisen me lejet për shfrytëzim të hapësirës publike gjatë sezonit verore.

Fotolajm

Trudeau ndihmon një të ri me karrocë (Foto)
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play iStunt 2
  • Play Supercar Showdown