Komuna e Prishtinës ka dhënë kushtet e ndërtimit për Xhaminë Qendrore

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se ka marrë nga komuna e Prishtinës kushtet për ndërtimin e Xhamisë Qendrore.

Lajme

02/11/2017 14:12

Sipas njoftimit të BIK-ut, ky institucion së bashku me Studion Projektuese nga Ankaraja janë duke punuar në përgatitjen e projektit kryesor dhe gjithë dokumentacionit të nevojshëm për ndërtimin e xhamisë.

“Në interesim të opinionit të gjerë dhe të besimtarëve tanë përkitazi me procedurën për përgatitjet rreth nisjes së ndërtimit të Xhamisë Qendrore në Prishtinë, Kryesia e BIRK-ut njofton opinion se ditë më parë nga Komuna e Prishtinës, respektivisht nga Drejtoria e Urbanizmit, ka marrë kushtet ndërtimore për hartimin e dokumentacionit ndërtimor- projektin kryesor për ndërtimin e Kompleksit “Xhamia Qendrore” në Prishtinë”.

“Ekipi i arkitektëve të Kryesisë së BIRK-ut në bashkëpunim me Studion Projektuese nga Ankaraja janë duke punuar në përgatitjen e projektit kryesor dhe gjithë dokumentacionit të nevojshëm, në përputhje me planin ideor dhe kushtet e ndërtimit, që sa më parë të krijohen kushtet për nisjen e punimeve në ndërtimin e Kompleksit të “Xhamisë Qendrore” në Prishtinë”, thuhet në njoftim./Lajmi.net/