Komuna e Prishtinës hapë konkurs për regjistrimin e nxënësve në klasën e dhjetë

Komuna e Prishtinës ka hapur konkurs për regjistrimin e nxënësve në klasën e dhjetë të gjimnazeve dhe të shkollave profesionale për vitin shkollor 2018/2019.

Lajme

20/06/2018 12:20

Për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të, të gjimnazeve dhe të shkollave profesionale, për vitin shkollor 2018/19, mund të konkurrojnë vetëm nxënësit të cilët kanë përfunduar shkollimin e mesëm të ultë në komunën e Prishtinës (përjashtimisht në Gjimnazin e specializuar matematikor dhe në ato drejtime në shkollat profesionale të cilat janë mungesë në komunat tjera), të cilët e kanë mbaruar arsimin e obligueshëm dhe nuk janë më të vjetër se 17 vjeç, raporton lajmi.net.

Po sipas konkursit të Komunës, nxënësit të cilët e kanë mbaruar klasën e nëntë jashtë Kosovës, obligohen ta bëjnë nostrifikimin e dëftesave në MASHT dhe pastaj të konkurrojnë për regjistrim. Kriteret e detajuara për secilin drejtim janë të publikuara në shkollat përkatëse dhe në ëeb faqen e Komunës së Prishtinës.

Nxënësit për të konkurruar për regjistrim në klasën e 10-të në gjimnaze dhe shkolla profesionale, duhet të paraqesin këto dokumente:

– Fletëparaqitjen (e cila merret në shkollën në të cilën konkurron)

– Dëftesën origjinale për kryerjen e shkollës së mesme të ulët (6-9) dhe

– Certifikatën e lindjes.

Paraqitja e dokumenteve për gjimnaze dhe shkolla profesionale për vitin shkollor 2018/2019, bëhet më datën 18, 19, 20 dhe 21 qershor 2018 në lokalet e shkollës amë, ku nxënësi dëshiron të regjistrohet duke filluar nga ora 8:00-16:00. Rezultatet për pranimin e nxënësve shpallen në shkollat përkatëse me datën 26.06.2018. Kthimi i dokumenteve për nxënësit, të cilët nuk janë pranuar do të bëhet prej 27.06.2018.

Nxënësi për regjistrim në klasën e 10-të duhet t’i plotësojë këto kritere:

  1. Suksesi nga shkollimi i obliguar (25%) 25 pikë
  2. Suksesi nga lëndët prioritare në test (15%) 15 pikë
  3. Numri i pikëve nga testi (60%) 60 pikë

Nxënësi maksimalisht mund t’i fitojë 100 pikë.

Në vegëzën e më poshtme mund të shihni konkursin në tersi, si dhe lëmit në 13 shkollat. /Lajmi.net/

https://kk.rks-gov.net/prishtine/wp-content/uploads/sites/45/2018/06/Konkursi-per-klase-te-X-ta.pdf