Komuna e Prishtinës hapë konkurs për pranimin e fëmijëve në çerdhe

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës njofton se nga sot, 5 qershor e deri më datën 19 qershor, do të jetë i hapur konkursi për pranimin e fëmijëve në çerdhet publike.

Lajme

05/06/2018 09:40

Konkurset do të publikohen në secilën çerdhe veç e veç, andaj të interesuarit duhet të aplikojnë drejtpërdrejtë në çerdhen për të cilën janë të interesuar çdo ditë pune prej orës 09:00 deri në ora 15:00.

Shpallja e rezultateve bëhet më datë 5 korrik 2018, në institucionet parashkollor përkatës, si dhe në ëeb-faqen e Komunës së Prishtinës.

Komuna thotë se regjistrimi i fëmijëve në Institucionet Parashkollore bëhet bazuar në Kriteret e Regjistrimit të përcaktuara nga Drejtoria Komunal e Arsimit (DKA), sipas vendimit 03 nr. 170, dt. 15.06.2015. /Lajmi.net/

http://prishtinaonline.com/uploads/vendimi_parashkollor.pdf

http://prishtinaonline.com/uploads/plotesim_paradhkollor.pdf