Komuna e Prishtinës: Fillon procesi mësimor në shkollat e Prishtinës (Foto)

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot më 16 janar në të gjitha shkollat e nivelit të arsimit parauniversitar ka filluar procesi edukativo- arsimor (gjysmë vjetori i dytë) i vitit shkollor 2016/17.

Lajme

16/01/2017 13:25

Drejtoria e Arsimit, në kohë optimale ka realizuar të gjitha  përgatitjet e duhura për një proces të mbarë shkollor,  duke krijuar kushte të përshtatshme për mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Ndërsa drejtoresha e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe zyrtarët e arsimit realizuan disa vizita në shkollat e Prishtinës, për të informuar nga  afër me përgatitjet e bëra për fillimin e procesit mësimor.

Po ashtu, Nagavci së bashku më Ministrin e Arsimit,  Arsim Bajramin, realizuan  vizitë edhe në shkollën fillore “Iliria” ku i uruan  nxënësve, mësimdhënësve dhe drejtuesve të shkollës një vit të mbarë dhe të suksesshëm.

Me këtë rast drejtoria e Arsimit,  në funksion të ngritjes  dhe përmirësimit të cilësisë në arsim, gjatë pushimit dimëror  ka realizuar takime me aktivet  e drejtor të  shkollave të Komunës së Prishtinës, duke analizuar suksesin e gjysmëvjetorit të parë si dhe rezultatet e vlerësimit ndërkombëtar të PISA-së,  duke propozuar sugjerime dhe  rekomandime për tejkalimin e sfidave të paraqitura.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe është formuar ekipi për ngritjen e cilësisë në arsim  në nivel komune dhe njëkohësisht është përgatitur dokumenti dhe janë  planifikuar takime me aktivet profesionale (seksionet)  të shkollave ku do të mobilzohen  në kryerjen e punëve dhe detyrave me përgjegjësi në  funksion të ngritjes së cilës në arsim.