Komuna e Prishtinës e sfidon “Gjykatën e tenderëve”, e rishpallë fitues kompaninë e pa përgjegjshme

Komuna e Prishtinës që drejtohet nga Shpend Ahmeti po bënë shkalje të njëpasnjëshme ne tender. Përkundër një vendimi të Organit Shqyrtues të Prokurimit, Komuna e Prishtinës përsëri e ka bërë të njëjtën shkelje në tenderin për furnizim me drunj dekorativ.

Lajme

07/06/2018 21:12

Për parregullsi që bëri në tenderin e drunjve, Komunës së Prishtinës i iku stina e pranverës pa e mbjell asnjë dru në qytetin i cili disa herë u cilësua si më i ndoturi në botë. Pak drunj u mbollën në ditën e tokës nga bizneset e ndryshme.

Zyra e Prokurimit të Komunës së Prishtinës po tenton që jashtëligjshëm të kontraktojë një kompani, që të paktën të mund të fillojë mbylljen e drunjve në stinën e vjeshtës, shkruan lajmi.net.

Para disa javëve, Komuna e Prishtinës e kishte shpallur fitues kompaninë “Biti Com” për tenderin “Furnizimi me drunj dekorativ për hapësirat gjelbëruese të qytetit të Prishtinës”. Por, pas një ankese që kompania NTP “Lulishtja Bucaj” e bëri në OSHP, kjo e fundit e urdhërojë komunën që tenderin ta kthejë në rivlerësim, pasi gjeti se kompania e rekomanduar për kontratë nuk i plotësonte kriteret që vetë Komuna i kishte vendosur në dosjen e tenderit. Pra, OSHP-ja gjeti se si kriter për këtë tender ishte kërkuar certifikata sanitare e prejardhjes së mallit nga BE, kurse kompania e rekomanduar për kontrate kishte ofruar certifikata fito sanitare e cila është për dhe (substrat), dhe nuk ka treguar prejardhjen se drunjtë janë me prejardhje nga BE, ndërsa ky aktivitet i prokurimit, sipas OSHP ka të bëjë me furnizim me drunj dekorativ e jo furnizim me dhe. Andaj, OSHP-ja i kërkoi Komunës që brenda 10 ditëve ta njoftoi lidhur me hapat e ndërmarrë për rivlerësimin e këtij tenderi.

Komuna e Prishtinës pas rivlerësimit të tenderit përsëri e ka shpallur fitues kompaninë e njëjtë. Lidhur me veprimin e njëjtë të komunës, përsëri është ankuar në Zyrën e Prokurimit të Prishtinës, kompania garuese në këtë tender “Lulishtja Buqaj”.

Sikur herën e parë, përsëri Komuna e ka shpërblyer me kontratë kompaninë e njëjtë të pa përgjegjshme. Siç e ka urdhëruar OSHP, Komuna e ka bërë rivlerësim e tenderit, por përsëri e ka bërë shkeljen e njëjtë. Ne kemi kërkuar qasje në dokumente zyrtare dhe përsëri kemi gjetur se kompania e rekomanduar për kontratë nuk ka certifikatë ashtu siç e ka vendosur në kriter vetë komuna. Komuna na ka refuzuar ankesën. Tash, të premten do të ankohemi në OSHP, qoftë nevoja edhe në Gjykatë”, tha për lajmi.net pronari i kompanisë ankese, Pleurat Buçaj.

Më datë 15 maj, Organi Shqyrtues i Prokurimit pas një ankese që mori, vendosi që ta anulojë “njoftimin për dhënie të kontratës” për këtë tender dhe lënden e kthejë në rivlerësim.

“Paneli shqyrtues obligon autoritetin kontraktues qe gjate rivlerësimit ti përmbahet ne detaje kërkesave të dosjes se tenderit dhe të njoftimit për kontrate ne lidhje me ketë aktivitet të prokurimit, dhe ti zbatoje ne tërësi dispozitat e LPP-se”, thuhej në fund të vendimit të OSHP-së. /Lajmi.net/