Komuna e Prishtinës angazhon përmbarues privat për inkasimin e gjobave komunale

Komuna e Prishtinës nuk po mund të inkasojë vetë gjobat që po i shqipton Inspektorati për kundërvajtjet e ndryshme në kryeqytet.

Lajme

25/04/2018 13:14

20 mijë euro i ka bërë gati Komuna e Prishtinës për ata përmbarues që do të arrin të inkasojnë paratë në rastin e 149 gjobave komunale. Kjo është bërë e ditur në tenderin e hapur nga Komuna para dy ditëve, nëpërmjet të cilit po kërkohen përmbarues, shkruan lajmi.net.

Autoriteti Kontraktues (KK Prishtina) është duke identifikuar përmbaruesin që do të kenë kapacitetin për të kryer Shërbimet e procedurës përmbarimore për gjobat mandatore te shqiptuara nga Drejtoria e Inspekcionit.

Nuk është bërë i ditur viti, po thuhet se KK Prishtina, ka shqiptuar 650 gjoba mandatorë, nga to të pa paguar janë 149. /Lajmi.net/

Më poshtë mund të shihni tabelën e gjobave: