“Komuna e Prisht”

Thumbat Vetëvendosje-LDK nuk kanë fund. Afrimi i ditës së balotazhit, më 1 dhjetor ka shtuar edhe agresivitetin por edhe satirën në kritikat e ndërsjella në mes të dy kampeve politike.

Lajme

23/11/2013 15:23

Thumbat Vetëvendosje-LDK nuk kanë fund. Afrimi i ditës së balotazhit, më 1 dhjetor ka shtuar edhe agresivitetin por edhe satirën në kritikat e ndërsjella në mes të dy kampeve politike.

Kandidati i Vetëvendosjes për asambleist në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Fisnik Ismajli, përveç publikimit të serisë së karikaturave të quajtur “Banalisti” në rrjetin social Facebook, ai ka publikuar një foto të ndërtesës së Komunës së Prishtinës, ku figuron mbishkrimi “Komuna e Prisht”. Ka nxjerrë një atraktivitet me të cilin i ka paralajmëruar Isa Mustafës humbjen nga Shpend Ahmeti.

“Isë, mirë bile që po e pranon. Veç të ka mbetë me 1 dhjetor me ecë prej atyhi, se ka kush e ndreqë”, ka shkruar Fisnik Ismajli në Facebook.

Ai ka satirizuar me këtë mbishkrim të cilit i mungojnë disa shkronja mbishkrimit “Komuna e Prishtinës” në ballë të ndërtesës së komunës.