Komuna e Pejës sqaron rastin e fëmijës që u gjet duke fjetur brenda bredhit dekorues të qytetit

Sipas një videoje të publikuar në media, në Komunën e Pejës shihet se një fëmijë ka kaluar natën brenda bredhit të vendosur në qendër të qytetit.

Lajme

11/01/2019 13:26

Sipas raportimeve dhe pamjes së publikuar në media, në orët e mëngjesit është parë një fëmijë duke fjetur brenda bredhit dekorues të qytetit të Pejës.

Gazeta Express ka kontaktuar me shefin e kabinetit të Gazmend Muhaxherit, me Durim Sheremetin, i cili ka thënë se Komuna deri tani nuk është njoftuar në asnjë dikaster për këtë rast dhe se tashmë ekipet kanë dalë në teren për ta identifikuar fëmijën dhe rastin.

“Komuna nuk ka marrë deri tash asnjë informacion, në asnjë dikaster, mirëpo ekipet janë dërguar në vend të ngjarjes”, ka thënë Sheremeti për Express.

Reshjet e borës nuk janë ndalur që disa sitë në Kosovë duke i dëmtuar më së shumti personat e pastrehë.