Komuna e mashtroi lagjen më të vjetër në Prishtinë me dy vija trotuar (Foto)

Komuna e Prishtinës e la në gjysmë një punë që e nisi vitin e kaluar. Ndërtoi veç pak metra trotuar e për pak e la një rrugë pa e shtruar në tërësi.

Lajme

25/04/2017 15:27

Rruga “Istref Begolli” që gjendet në Zonën e vjetër të Prishtinës është modeli më i keq se si nuk duhet të duket kryeqyteti.

Në këtë pjesë, edhe ai pak trotuar që gjendet, është në gjendje të keqe.

Komuna e Prishtinës ka bërë shtrimin e kubëzave vetëm për një pjesë të vogël të rrugës “Istref Begolli”, ndërsa pjesën dërrmuese e ka lënë pa shtruar, shkruan lajmi.net.

“Siç pe shihni edhe vetë, në këtë lagje investim që 50 vjet e këndej është vetëm ky park i vogël, që është bërë para katër viteve nga Isa Mustafa, kurrë kush më nuk ka investuar. Komuna ka qit pak trotuar copa – copa në vitin e kaluar, e shumicën e ka lënë pa shtruar. Veç ka gju kocka në dy tre vende”, tha një banor i moshuar i kësaj lagjeje.

“E shikon këtë ndërtesë, është  banesa e para në Prishtinë. Shiko rreth e rrotull, në një vend kanë qit trotuar, në tre jo. Veç shikoje se ku ka mbetur dinjiteti qytetarë. A jetohet në këtë ndërtesë”, shtoi tutje ai.

Mungesë e rregullimit të trotuareve në këtë lagje vërehet edhe në disa rrugë tjera. /Lajmi.net/

11 111 1111 11111 18109418_10211159889726639_1142371751_n 18136673_10211159888086598_342753100_n18136902_10211159888366605_1293962916_n 18142764_10211159889846642_601916820_n 18142997_10211159890726664_1901120339_n 18155437_10211159890206651_1903783671_n 18155672_10211159889646637_246790691_n