Komuna e Istogut bojkoton grevën, nga nesër nis mësimi

Komuna e Istogut ka njoftuar se greva e mësimdhënësve, e cila ka nisur javën e kaluar, do të ndërpritet nesër.

Lajme

22/01/2019 17:39

Nëpërmjet një komunikate për media, Komuna e Istogut, njofton se ky qëndrim është marr pas një takimi mes kryetarit të Istogut, Haki Rugova, DKA-së dhe drejtorëve të shkollave të mesme dhe fillore, përcjell lajmi.net.

“Gjatë takimit të sotëm të mbajtur në mes të kryetarit të Komunës Haki Rugova, drejtorit të drejtorisë së Arsimit Hajrush Shoshi si dhe drejtorëve të shkollave të mesme dhe fillore të komunës së Istogut u arrit pajtueshmëria që procesi mësimor në komunën e  Istogut duhet të rifilloj qysh nga nesër me 23.01.2019”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim thuhet se ky qëndrim unanim  është arritur nga të pranishmit në mbledhje,  marrë parasysh interesin e nxënësve në radhë të parë.

“Kryetari Rugova apeloj që mos te politizohet ngritja e pagave nga ana e SBASHK-ut pasi është duke e dëmtuar procesin mësimor në komunën e Istogut”. /Lajmi.net/