Komuna e Drenasit shpërblehet nga MAPL 82.380 euro

Komuna e Drenasit, përkatësisht kryetari i Ramiz Lladrovci sot ka pranuar nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal grantin prej 82.380 euro për shpërblimin ne Raportin e Performancës komunale për vitin 2017, ku edhe është radhitur njëra ndër komunat me performancën me të lartë ne nivel vendi.

Lajme

29/06/2018 15:13

Kryetari Lladrovci ka falënderuar MAPL-në për vlerësimin e lartë të Komunës së Drenasit dhe ka thënë se mjetet e këtij granti do të përdorën për të mirën e komunitetit, thuhet në njoftimin e komunës.

Ai ka shtuar se ky është rezultat i punës së madhe ekipore në Komunën e Drenasit ne të gjithë sektorët për vlerësimin që i është bërë në Raportin Vjetor të Performancës Komunale të vitit 2017./Lajmi.net/