Komuna e Drenasit publikon kontratat publike

Komuna e Drenasit ka njoftuar se në web faqen e kësaj komune janë publikuar të gjitha kontratat e lidhura me Operatorët Ekonomik deri me tani, si vazhdimësi e rritjes së transparencës.

Lajme

17/08/2018 17:04

Kontratat e publikuara janë për mallra dhe shërbime, të projekteve kapitale dhe do të vazhdojmë ne publikimin e tyre ne vazhdimësi për të gjitha kontratat qe do të lidhën gjatë këtij viti dhe viteve në vazhdim për te qenë sa ma transparent ne lidhje me shfrytëzimin e parasë publike.

Komuna po ashtu vazhdon të publikoj të gjitha dokumentet që janë publike në ueb faqen zyrtare si; planet e prokurimit për vitin 2018, njoftimet për kontratë, njoftimet për dhënien e kontratës, njoftimet, njoftimet për nënshkrimin e kontratës, njoftimet për anulim dhe njoftimet për informatat shtesë./Lajmi.net/