Komuna e Drenasit: Ministria e Punëve të Brendshme nuk po iu shërben qytetarëve

Komuna e Drenasit ka akuzuar Ministrinë e Punëve të Brendshme për mos kryerje të shërbimeve ndaj qytetarëve të këtij qyteti.

Lajme

20/07/2017 11:50

Komuna e Drenasit ka sqaruar se qytetarët janë ankuar në komunë për mos kryerje të shërbimeve në Qendra e Regjistrimit të Automjeteve, që kjo zyre i përket Ministrisë së Punëve të Brendshme, shkruan lajmi.net.

“Qendra e Regjistrimit të Automjeteve nuk është në kompetencën e Komunës së Drenasit. Pas ankesave të shumta nga ana e qytetarëve të Komunës së Drenasit se shërbimi ndaj qytetarëve nuk është duke u kryer konform kërkesave të tyre dhe ka shumë vonesa në kryerjen e shërbimeve, ndjejmë për obligim të ju njoftojmë se Qendra e Regjistrimit të Automjeteve nuk është ne kompetencën e Komunës së Drenasit, pasi që e njëjta është ne kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Komuna e Drenasit i benë apel Ministrisë së Punëve të Brendshme të marrin masa që shërbimi ndaj qytetarëve ne Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Drenas të kryhet ne afat të arsyeshëm, për arsye të shmangies së pritjeve të mëdha të qytetarëve kur dihet se fluksi më i madh është tani kur edhe mërgata është ne pushime”, thuhet në komunikatë të Komunës së Drenasit./Lajmi.net/