Komra: Në luftën e Kosovës janë vrarë 13 mijë e 549 persona

Bekim Blakaj nga koalicioni “Komra” tha se në luftën e fundit në Kosovë janë vrarë 13 mijë e 549 persona, pjesa më e madhe e tyre civilë, kurse 24 përqind prej tyre pjesëtarë të formacionit të armatosur. Prej këtyre viktimave 1 mijë e 400 ishin nën moshën 18 vjeçare.

Lajme

14/12/2015 12:29

 

Këto të dhëna u bënë publike me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut,ku koalicioni “Komra” ka prezantuar rezultatet e hulumtimit të viktimave dhe rrethanave të vdekjes të së paku 130 mijë njerëzve të vrarë e të zhdukur në luftërat në territorin e dikurshëm të ish Jugosllavisë si dhe kampet e përqendrimit dhe objektet tjera të robërimit në të cilat dhjetëra mijëra njerëz janë mbajtur në kundërshtim me arsyet që i përcakton e drejta ndërkombëtare humanitare. /Kp