Kompozoi këngë i inspiruar nga zogjtë

Çfarë ky njeri ka bërë me zogjtë është diçka që nuk e ka bërë ashkush më parë.

Fun

29/04/2014 14:05

Duke lexuar gazetën një mëngjes, muzikanti brazilian Jarbas Agnelli kishte parë një fotografi të zogjve duke qëndruar mbi telat elektrik, gjë që e inspiroi atë ta kompozonte një këngë.

Ai morri fotografinë dhe i zëvendësoi zogjtë me notat muzikore duke u bazuar në pozitat e tyre.

E gjithë puna është bërë mbi foton originale, pa bërë ndonjë ndryshim në të, e botuar në një nga gazetat më të mëdha braziliane \”O Estado de São Paulo\”.

Ai ka bërë një video të shkurtër për të demonstruar interpretimin e zogjve në vend të notave muzikore.