Komplimenti i Trent
Frontmani i Nine Inch Nails, Trent Reznor, e ka shfrytëzuar periudhën melankolike të fundvitit për t’ia dedikuar një ese me tone poetike mikut të tij, David Bowie.
ShowBiz
Trent Reznor, frontmani i Nine Inch Nails, e ka shfrytëzuar periudhën melankolike të fundvitit për t’ia dedikuar një ese me tone poetike mikut të tij, David Bowie, me rastin e albumit The Next Day.
Eseja e plotë do të botohet në numrin e ardhshëm të The Hollywood Reporter, më 3 janar 2014.
“Kur u publikua The Next Day, në mars 2013, isha thellësisht i befasuar. Album i ri nga Bowie? Kjo është fantastike. Nuk e dija as që dukej gjëkundi, posaçërisht pas thashethemeve për shëndetin e Bowie’t, të cilat qarkullojnë me vite”.
“Pastaj u mllefosa disi, sepse isha duke e përfunduar albumin tim dhe performoja nëpër koncerte, prandaj s’kisha mundësi që ta absorboja për një kohë të gjatë. E dëgjoja kohë pas kohe”.
“Ishte enigmë – nuk tingëllonte ashtu siç e mendoja. M’u duk se tonikisht ishte paksa konservativ. Por, pas disa muajve, ky album gjendej vazhdimisht pranë meje përgjatë udhëtimeve të gjata”.
“Kur jam vetëm dhe dëgjoj muzikë – e dëgjoj The Next Day”.
“Ende jam duke e zbërthyer gjëegjëzën që e ka paraqitur. Ende po gjej kuptime të reja në tekstet e këngëve. E konsiderova produksion konservativ, por tash më duket avangardë”.
“Si çdo album i mrekullueshëm, ai vetëzbulohet në diçka që s’e kisha menduar fillimisht”.
A.M.
David Bowie & Trent Reznor – I’m Afraid Of Americans (1997)