Kompletohen grupet për Kupën e Botës, Zvicër – Serbi merr vëmendjen e shqiptarëve

Është tërhequr shorti për fazën e grupeve të Kupës së Botës.

Sport

01/12/2017 17:00

Shorti i hedhur në Moskë nga legjendat e futbollit, ka sjellë përballje shumë interesante në tetë grupet.

Ky botëror nis me përballjen Rusi – Arabia Saudite në qershor të vitit 2018.

Ndeshje interesante për shqiptarët është ajo e grupit E, mes Zvicrës dhe Serbisë. Pjesë e këtij grupi janë edhe Brazili  dhe Kosta Rika.

Grupet për Kupën e Botës:

Grupi A: Rusia, Uruguai, Egjipti, Arabia Saudite.

Grupi B: Portugalia, Spanja, Irani, Maroku.

Grupi C: Franca, Peruja, Danimarka, Australia.

Grupi D: Argjentina, Kroacia, Islanda, Nigeria.

Grupi E: Brazili, Zvicra, Kosta Rika, Serbia.

Grupi F: Gjermania, Meksika, Suedia, Republika e Koresë.

Grupi G: Belgjika, Anglia, Tunizia, Panama.

Grupi H: Polonia, Kolombia, Senegali, Japonia.

/Lajmi.net/