Kompjuteri më i vogël në botë, duket “mikroskopik” përkrah kokrrës së orizit

Kompjuteri më i vogël në botë është aq i vogël sa që për shkak të përmasave të tij do mendohej se është i padobishëm, por siç del të jetë, ai mund të jetë një lajm i madh për të ardhmen e monitorimit të shëndetit.

Auto & Tek

12/12/2018 19:53

Universiteti i Miçiganit ka lancuar “kompjuter” të ndjeshëm ndaj temperaturës me parametra prej 0.3mm, transmeton lajmi.net.

Kjo madhësi është e barabartë me një të dhjetën e madhësisë së e regjistruesve të IBM-së.

Termi “kompjuter” përdoret lirisht nga universiteti, pasi vazhdojnë debatet në lidhje me atë se çfarë të quhet kompjuter e çfarë jo.

Pajisja ka një procesor, por ndryshe nga një kompjuter me madhësi të plotë, ajo humbet të gjitha të dhënat kur humbet fuqinë.

Kompjuteri do të mundësojë njohjen e asaj që shkakton rritjen e tumorit, duke reduktuar rrezikun e kancerit dhe diagnostikimin e glaukomës nga brenda syrit. /Lajmi.net/