Kompjuteri grek i ndërtuar para 2000 vjetëve |VIDEO|

Nën 45 metra ujë, pak metra larg ishullit Grek, Antikythera – ndodhen mbetjet e një anije të vjetër greke, në ato rrënoja është gjetur ‘Mekanizmi Antikuthera’. Një mekanizëm që mendohet se është përdorur për llogaritjen e pozicioneve astronomike. Sido që të jetë ky kalkulator antik është shumë i rëndësishëm për faktin se ka funksion kompleks…

Fun

30/09/2015 12:37

Nën 45 metra ujë, pak metra larg ishullit Grek, Antikythera – ndodhen mbetjet e një anije të vjetër greke, në ato rrënoja është
gjetur ‘Mekanizmi Antikuthera’. Një mekanizëm që mendohet se është përdorur për llogaritjen e pozicioneve astronomike. Sido që të jetë ky kalkulator antik është shumë i rëndësishëm për faktin se ka funksion kompleks sikur një orë luksoze e shekullit 18’të, por që kjo është ndërtuar mes viteve 150 – 100 para lindjes së Krishtit.

Ky mekanizëm është një kompjuter i vjetër analog i përbërë nga një kuti me susta jashtë saj, dhe ka një ndërtim kompleks, paisje si kjo asnjëherë nuk është zbuluar më parë. Arsyeja pse ky mekanizëm është shumë misterioz qëndron në faktin se ajo parashikon pozicionet atronomike dhe eklipset.

Kjo paisje është ndërtuar me precizitet dhe kujdes të jashtëzakonshëm, dhe pasiqë njohuria për këtë teknologji kishte humbur krejtësisht dikur në antikitet, artefaktet teknologjike të cilat i ngjajnë kompleksitetit dhe realizimit të saj janë shfaqur në Evropë vetëm rreth shekullit të 14’të.
/lajmi.net

YouTube player