Kompany nuk feston

Kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij se nuk guxojnë të gëzohen së tepërmi pas fitores ndaj Manchester Unitedit të mërkurën. City, me fitoren 3:0 në Old Trafford e ngushtoi disavantazhin ndaj liderit Chelsea në tri pikë ndërsa ka dy ndeshje më pak të zhvilluara. Mirëpo, Kompany insiston se beteja për…

Sport

26/03/2014 19:45

Kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij se nuk guxojnë të gëzohen së tepërmi pas fitores ndaj Manchester Unitedit të mërkurën.

City, me fitoren 3:0 në Old Trafford e ngushtoi disavantazhin ndaj liderit Chelsea në tri pikë ndërsa ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Mirëpo, Kompany insiston se beteja për titull është ende larg nga përfundimi dhe ata duhet të qëndrojnë të përqendruar në detyrat e ardhshme.

City takohet me Arsenalin të shtunën dhe mbrojtësi belg pret një tjetër paraqitje të fuqishme për të vazhduar serinë prej pesë ndeshjesh pa humbje në ligë. “Është vetëm një hap i vogël”, deklaroi Kompany për Sky Sports.

“Ekipet  tjera janë po ashtu ende në garë. Dua të them ka ende ndeshje për të zhvilluar. Përderisa nuk i kemi pikët, nuk mund ta konsiderojmë veten në cak. Me ndeshjen kundër Arsenalit, pa dyshim se do të jetë një tjetër mundësi për ne ku duhet të shfaqim një lojë të madhe”.