Kompany injoron Mourinhon

Kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany ka vendosur t’i injorojë deklaratat e menaxherit të Chelseas, Jose Mourinho. Special One vazhdon të deklarojë se City është favorit për të fituar titullin e kampionit në Premierligë, edhe pse Blues janë lider me katër pikë epërsi ndaj Liverpoolit në pozitën e dytë. Por, City ka dy ndeshje më…

Sport

05/03/2014 06:30

Kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany ka vendosur t’i injorojë deklaratat e menaxherit të Chelseas, Jose Mourinho.

Special One vazhdon të deklarojë se City është favorit për të fituar titullin e kampionit në Premierligë, edhe pse Blues janë lider me katër pikë epërsi ndaj Liverpoolit në pozitën e dytë.

Por, City ka dy ndeshje më pak të zhvilluara andaj mund të ketë ndryshime në kreun e tabelës. Si do që të jetë, Kompany nuk merret me Mourinhon.

“Përderisa një trajner nuk i vendos këpucët sportive të lojës, nuk më intereson çka thotë”, deklaroi Kompany për ‘Sky Sports’.

“Janë së paku katër skuadra në garë për titull. Futbolli është shumë i thjeshtë, ai që fiton ka të drejtë, kush humb, është gjithmonë më poshtë”, u shpreh ai. Tani na mbetet të shihet se kush do të ketë të drejtë në maj të këtij viti.