Kompany: City mposhti shokët e Liverpoolit

Kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany thotë se ata mposhtën Evertonin që luajti sikur të kishte shumë shokë te rivali i tyre i qytetit, Liverpool.

Sport

03/05/2014 21:56

Kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany është shprehur i lumtur pas fitores së madhe me rezultat 3:2 në udhëtim te Everton që e ngjiti skuadrën e tij në krye të tabelës në Premierligë, me golaverazh më të mirë se Liverpool.

“Ishte shumë vështirë, ndeshje me ritëm të lartë. Gjatë ndeshjes mendoja se futbollistët e Evertonit me siguri kanë shumë shokë në Liverpool”, deklaroi Kompany.

“Është një rezultat i mrekullueshëm për ne. Kur kaloni në epërsi në Goodison Park nuk duhet të rehatoheni. Deri në minutën e fundit kam menduar se të dyja skuadrat është dashur të japin gjithçka nga vetja. Ne kaluam disa periudha të vështira gjatë sezonit, por edhe ndeshje të mrekullueshme. Gjëja më e rëndësishme është se kemi gjetur formën në momentin e duhur dhe kemi dy ndeshje të mbetura në shtëpi, por e kaluara na ka mësuar të jemi të kujdesshëm”.

“Janë dy ndeshje në shtëpi por kjo nuk do të thotë asgjë. E keni parë ndeshjen me Sunderlandin kur barazuam”, përfundoi ai. 

City kryeson me 80 pikë, aq sa ka edhe Liverpool, por skuadra e menaxherit Manuel Pellegrini ka golaverazh më të mirë se Reds.