Kompany: Barcelona nuk është më e fortë se Stoke

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Vincent Kompany ka thënë se ai e ka më të vështirë të luajë në udhëtim te skuadra e Stokes sesa të përballet me lojtarët e Barcelonës, siç janë Messi, Neymar dhe Suarez.

Sport

23/02/2015 09:51

Kompany ka insistuar se nuk frikësohet të përballet me skuadrën e Barcelonës, duke thënë se më të vështirë e ka të luajë në udhëtim te Britannia Stadium.

“Unë mendoj se ata nuk luajnë duke të nervozuar tërë ndeshjen – ju mund ta keni një ndeshje më të vështirë kur udhëtoni te skuadra e Stoke Cityt”, tha Kommpany për reporterët.

“Sidoqoftë, fakti frikësues është se ata mund ta vendosin ndeshjen për një sekondë të vetme”.

“Sidoqoftë, unë jam futur në futboll për të luajtur kësi lloj takimesh. Kjo është ajo që dua. Do të jetë një natë special pasi është një ndeshje e madhe”, përfundoi Kompany.