Kompanitë e ndërtimit i demolojnë rrugët në Mati 1, komuna në ‘gjumë’ /Foto

Nga ndërtimet e shumta, lagja Mati 1 e Prishtinës është kthyer në një xhungël.

Lajme

22/06/2018 10:37

Kompanitë ndërtimore që po ndërtojnë në atë pjesë të Prishtinës nuk po pyesin për asnjë ligj apo rregullore të Komunës. Asfalti është dëmtuar dukshëm në shumë pjesë të asaj zone ku po ndërtohet, shkruan lajmi.net.

Autoritet komunale nuk po marrin asnjë masë ndëshkuese ndajë kompanive.

“Këto gropa janë bërë nga kompania e ndërtimit që është duke ndërtuar në rrugën “Skënder Ceku”. Ka pothuaj dy muaj që është shkatërruar rruga dhe rrjedhin ujërat dhe kompania nuk e ka marre përsipër rregullimin e saj. Duhet te ndërmerren masa sa me shpejt ndaj kësaj kompanie”, thuhet në kërkesën e qytetarëve adresuar Komunës së Prishtinës në platformën online ‘ndreqe’. Me kërkesë janë përcjell edhe disa fotografi të gjendjes ekzistuese. /Lajmi.net/

 

 

3590-1-full