Kompanitë ajrore takohen pas ndalimit të pajisjeve elektronike gjatë fluturimit

Udhëheqës të industrive ajrore do të takohen më 5-6 qershor në Meksikë, për të gjetur zgjidhje pas vendimit të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe për ndalimin e përdorimit të laptopëve dhe paisjeve të tjera elektronike të mëdha gjatë fluturimit.

Bota

05/06/2017 09:22

Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA), e cila ka 275 anëtarë të linjave ajrore, do të zhvillojë takime në Kankun, për të diskutuar rreth strategjive të industrisë për vitin e ardhshëm.

Drejtori gjeneral i kësaj shoqate, Alexandre de Juniac u ka thënë gazetarëve se udhëheqësit e industrisë pranojnë se paisjet elektronike janë kërcënim për aviacionin, por ata mendojnë se ky ndalim po kërcënon industrinë ajrore.

Ndalimi i tanishëm ndikon kryesisht në transportuesit e Lindjes së Mesme. Kompanitë si Emirates, Qatar Airëays dhe Turkish Airlines janë ndër kompanitë më të prekura nga kufizimet në fluturimet në SHBA. Po këto kompani e kanë konsideruar si të padrejtë këtë ndalim.

Në anën tjetër, zyrtarë nga SHBA.-ja kanë thënë se po planifikojnë zgjerimin e ndalimit për fluturimet midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës. Ky ndalim do ti kushtonte industrisë ajrore me humbje rreth 1.4 miliardë dollarë.

Propozimet alternative të sugjeruara nga anëtarët e IATA përfshijnë përdorimin e qenve që nuhasin drogë dhe eksplozivë, teknologjinë e re të zbulimit të bombave si dhe rritjen e trajnimit.