Kompania që po rregullon sheshin “Adem Jashari” dëmton tubacionin e ujit

KRU "Prishtina” ka njoftuar konsumatorët se, gjatë ditës së sotme, kontraktorët e Komunës së Prishtinës përgjatë punimeve të tyre në sheshin ”Adem Jashari” në Prishtinë, kanë dëmtuar një tubacion gizë të vjetër, tubacion i ujit ky, që kalon nën objekte banimi.

Lajme

17/03/2018 19:45

“Për këtë shkak jemi detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Lagjet e prekura janë: “ Dodona”, “Tophane”, zona rreth komunës së vjetër të Prishtinës si dhe rruga “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

KRU ”Prishtina” ka dërguar ekipet e veta të mirëmbajtjes së rrjetit të ujit në vendin e ngjarjes dhe janë duke u munduar të sanojnë dëmtimin edhe në këto çaste.