Kompania që do t’i kthejë njerëzit e vdekur në jetë, përmes inteligjencës artificiale

Shumë kompani, duke përfshirë Google, janë duke punuar për të gjetur mënyra se si të zgjatet jetëgjatësia për dhjetëra vite më shumë, nëse jo për qindra. Por, kompania e quajtur Humai ka një ide krejt tjetër.

Auto & Tek

26/11/2015 23:08

Në vend se të na bëjë që të jetojmë më gjatë, kompania nga Los Anxhelos dëshiron që t’i rikthejë njerëzit nga vdekja duke përdorur inteligjencën artificiale.

Detajet rreth kësaj teknologjie janë të pakta, dhe nuk është plotësisht e qartë nëse kjo është ndonjë shaka apo jo, por planet përfshijnë ngrirjen e trurit të një personi përpara se t’ia fusin një çip të personalitetit.

MailOnline ka kontaktuar kompaninë për më shumë informata. Themeluesi Josh Bocanegra ka siguruar kritikët e tij se ai është serioz në lidhje m ringjalljen e njeriut dhe beson se kjo mund të jetë madje e mundur brenda 30 viteve, transmeton lajmi.net.

Sipas webfaqes së Humai, kompania është një: “Kompani e Inteligjencës Artificiale me një mision për ta ri-shpikur jetën e përtejme”.

“Ne dëshirojmë që t’ju kthejmë në jetë pasi të vdisni”, thotë kompania. Aty shpjegohet se planet për të përdorur inteligjencën artificiale dhe nanoteknologjinë përfshijnë ruajtjen e të dhënave në stilin e bisedave, modelet e sjelljes, mendimet dhe informacionet se si trupi i një njeriu funksionon nga brenda-jashtë.

Kur kjo teknologji të zhvillohet plotësisht, ne do ta fusim trurin në një trup artificial, thonë ata. (lajmi.net)