Kompania kërkon falje sepse treni niset 20 sekonda më herët

Një kompani hekurudhore japoneze ka kërkuar ndjesë publikisht për një ngjarje që me sa duket nuk kishte ndodhur kurrë më parë.

Fun

17/11/2017 11:11

Sipas kompanisë gabimi ka ndodhur sepse ekipi nuk e ka shikuar tabelën e orarit të nisjeve, shkruan Gazeta Metro.

Ndjesa publike u bë sepse një prej trenave të saj u nis 20 sekonda më herët. Menaxheri i linjës “Tsukuba Express” për linjën Tokio-Tsukuba është shprehur se kërkon sinqerisht të falur për shqetësimin e krijuar shkruan BBC.

Përmes një deklarate, kompania në fjalë tha se treni duhej të nisej në orën 9:44:40, por gabimisht u nis 9:44:20. Shumë përdorues në mediat sociale u befasuan nga një lajm i tillë dhe reaguan me habi duke mos munguar këtu edhe komplimentet për kompaninë.

Linja e trenave “Tsukuba Express” i çon pasagjerët nga Akihabara në lindje të Tokios deri në Tsukuba për 45 minuta.

Në Japoni, ku ndodhen ndër linjat hekurudhore më të sigurta në botë, ndodh rrallë që një tren të niset ndryshe nga orari i vendosur, madje edhe 20 sekonda për japonezët bëjnë ndryshimin.

Mirëpo, për këtë gjë nuk është ankuar asnjëri nga pasagjerët.